Bota

Kryebashkiaku i Bosnjes: Ardhja  emigrantëve duhet të ndalet menjëherë

Qyteti kufitar verilindor i Bihacit, pranë kufirit kroat, është një nga vendet që ekspozohet më shumë në atë që quhet “Rruga e Migracionit të Ballkanit të Ri Perëndimor”.

Që nga fillimi i vitit 2018, disa mijëra emigrantë, kryesisht nga Pakistani dhe Afganistani, arritën në këtë rajon kufitar.

Qeveria kroate, në bashkëpunim të ngushtë me Bosnjën dhe Herzegovinën dhe Frontex, agjencinë e mbrojtjes kufitare e BE, rriti mbikëqyrjen e 1000 kilometrave të kufirit, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Ndërsa shumica e boshnjakëve treguan solidaritet të madh me emigrantët më parë këtë vit, qyteti i Bihacit si dhe qyteti i afërt i kufirit Velika Kladusa panë demonstrata anti-migrimi kohët e fundit.

Opinioni publik duket se ndryshon me shpejtësi në terren. Gazetari i Euronews Hans von der Brelie intervistoi Suhret Fazliç, kryebashkiakun e Bihacit, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Fazliç tha se: “kur emigrantët e parë arritën në Bihac, njerëzit e zakonshëm treguan ndjeshmëri të vërtetë. Gjatë luftës Bihac ishte nën rrethim për më shumë se 1000 ditë (kështu që njerëzit e kuptojnë kuptimin e nevojës). Gjatë këtij viti, 2018, njerëzit u ndihmonin shumë migrantëve, në lidhje me kujdesin shëndetësor, veshmbathjen dhe shumë gjëra të tjera. Por në fillim kishte vetëm një grup prej 70 apo 100 vetësh”.

Ai shtoi se në tetor të këtij viti numrat e migrantëve u rritën përsëri dhe askush nuk e di saktësisht se sa shumë emigrantë janë të pranishëm në Bihac.

Ai tha se duhet tw ndalet ardhja e migrantwve.

“Dhe teprica e emigrantëve që janë tashmë në Bihac, ata duhet të hiqen diku, sepse Bihac është një komunitet i vogël me vetëm 50.000 banorë. Nëse kemi 5.000 emigrantë këtu, kjo do të thotë dhjetë për qind e popullatës lokale – dhe ky është problemi. A mund ta imagjinoni Sarajevën – një qytet me rreth gjysmë milioni banorë – duke mirëpritur 5.000 emigrantë? Dhe pika e tretë: Komuniteti i Bihacit duhet të marrë njëfarë kompensimi për dëmet e shkaktuara nga migrantët. Për shembull, kjo kompensim mund të jetë disa projekte për komunitetin local”, ka shtuar ai.

Sipas kryebashkiakut: “Ky problem në lidhje me emigrantët është një problem global. Është një problem i Evropës. Është një problem i vendeve rreth nesh. Ky është një problem i Bosnjës dhe Hercegovinës si shtet. Por gjithçka përqendrohet në Bihac. Kjo nuk është e drejtë, ne jemi shkalla e fundit për t’u marrë me këtë çështje. Ne presim nga Bashkimi Evropian, nga Kroacia, nga fqinjët tanë, nga institucionet tona shtetërore për t’u marrë me këtë problem. Problemi është real, duhet të merremi me të. Por në nivelin tonë të vendimmarrjes lokale ne nuk kemi kompetenca për të trajtuar problemin këtu në Bihac”.

Suhret Fazlliç, tha edhe se: “Vendet evropiane si Kroacia, Italia, Austria, Gjermania (…) duhet t’i marrin këta njerëz. Të gjithë duan të shkojnë në Gjermani, Austri, Itali, Kroaci, Francë … Ata nuk duan të qëndrojnë në Bosnje, ky është problemi”.