Shkurt.ch
Kroatëve u hapet rruga për tregun e punës në Zvicër
Këshilli Federal e ka ratifikuar sot protokollin plotësues të Marrëveshjes në fjalë me Kroacinë. Duke u hapur kështu rrugë shtetasve kroatë, në tregun zviceran të punë
Miratimi që iu bë sot Ligjit mbi zbatimin e iniciativës për migracionin, ka shërbyer si dritë e gjelbër për ratifikimin edhe të Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë edhe me Kroacinë, njofton srf.ch
Këtë marrëveshje në fakt parlamenti e kishte votuar që në muajin qershor por kusht për t`iu bërë edhe ratifikimi ka qenë ekzistimi i një rregullimi të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me BE-në. Rregullim që duhej të ishte në përputhje me legjislacionin zviceran, transmeton albinfo.ch. Ky kusht ndërkaq nuk quhej i plotësuar deri në miratimin e sotëm në parlament.
Sido që të jetë, Këshilli Federal (qeveria) e ka ratifikuar sot protokollin plotësues të Marrëveshjes në fjalë me Kroacinë. Duke u hapur kështu rrugë shtetasve kroatë, në tregun zviceran të punës, ashtu siç e kanë edhe shtetasit e vendeve tjera të BE-së. Por, ngjashëm siç është vepruar edhe me shtetet tjera, edhe me Kroacinë në dhjetë vitet e para do të ketë kufizime sa i përket tregut të punës në Zvicër.
Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, Zvicra siguron pjesëmarrjen në fondacionin për shkencë dhe shkëmbim të studentëve, “Horizon 2020”, i cili mundëson fonde miliardëshe në të mirë të arsimit dhe shkencës. Deri në këtë nënshkrim, Zvicra ka pasur vetëm një marrëveshje të përkohshme me “Horizon 2020”.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













