Lajme
Kroatët në luftë me ‘çmimet e larta’, bëjnë thirrje për bojkot të marketeve
Në Kroaci qytetarët po mundohen të ndikojnë në uljen e çmimeve përmes rrjeteve sociale, duke u bërë thirrje të gjithëve që të bojkotojnë dyqanet.
Siç raporton Index.hr, qytetarët po i bëjnë thirrje njëri-tjetrit në rrjetet sociale si ËhatsApp, Reddit dhe Facebook që më 24 janar të bojkotojnë dyqanet dhe të mos blejnë asgjë atë ditë, për shkak të çmimeve të larta në Kroaci.
“Në Kroaci ka bojkot kundër çmimeve të larta të ushqimeve. Njerëzve u kërkohet të mos blejnë asgjë atë ditë, absolutisht asgjë. Sigurohuni për atë ditë sikur të ishte e diel. Në Mbretërinë e Bashkuar ka ndodhur e njëjta gjë me karburantin, të nesërmen ka rënë çmimi, e kanë rritur edhe rrogën me 100 paund në muaj”, thuhet ndër të tjera në mesazhet që shpërndahen shumë në rrjetet sociale.
Kjo thirrje për bojkot, sipas Index, është shpërndarë edhe nga disa faqe të njohura në Facebook atje.
Në postimet e tyre ata përmendin edhe shembuj sesi italianët ndaluan së piri kafe në kafene kur çmimet e tyre u rritën pas ardhjes së euros dhe kritikojnë publikun vendas se besonte se do të pinin kafe në kafene edhe nëse kushtonte 15 euro.
Ky postim ka tërhequr edhe komente të shumta. Ndër komentet ishin ata që besojnë se bojkoti i dyqaneve duhet të zgjasë një javë dhe se një ditë nuk mjafton.
E-Diaspora
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë












