Lajme
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Në qytetin Osijek të Kroacisë, u përurua një shtatore e Shën Nënë Terezës, nismë e realizuar nga komuniteti shqiptar i krahinës së Sllavonisë dhe Baranjës. Ceremonia e përurimit mblodhi së bashku përfaqësues të qeverisë kroate, pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe shqiptarë të ardhur nga trojet shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrësit nderuan misionin e Nënë Terezës dhe trashëgiminë e saj të dashurisë dhe solidaritetit, duke e cilësuar këtë shtatore si simbol të lidhjeve të thella midis popullit shqiptar dhe atij kroat.
Zëvendës kryetari i Bashkisë Osijek, Dragan Vulin, theksoi kontributin historik të shqiptarëve në mbrojtjen e qytetit dhe falënderoi komunitetin shqiptar për përkushtimin e tyre. Ndërkohë, Kryetari i Komunitetit Kombëtar të Shqiptarëve, Basri Haliti, deklaroi se shtatorja e Nënë Terezës shërben si frymëzim për vlera universale si dashuria dhe kujdesi për të tjerët. Po ashtu, në emër të Parlamentit dhe Presidentit të Kroacisë, deputetja Ermina Lekaj Prlaskaj vlerësoi këtë veprim si një simbol të vlerave të përbashkëta të paqes dhe mirëkuptimit.
Fjalën e mori edhe biografi i njohur i Nënë Terezës, Dom Lush Gjergji, i cili nënvizoi se gjuha e saj ishte gjuha universale e dashurisë. Në përurim u përmendën gjithashtu marrëdhëniet historike ndërmjet dy popujve, të cilat datojnë që nga koha e Arbërisë dhe Dubrovnikut dhe përforcohen përmes kontributit të figurave si historiani Milan Shufflaj, që u sakrifikua për përkushtimin e tij ndaj historisë shqiptare.
Ky përurim shënon një dëshmi tjetër të lidhjeve të ngushta dhe miqësisë historike midis dy popujve, duke kontribuar më tej në forcimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe kroatëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











