Kosova

Kreu i veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati dërgohet në QKUK pas tensioneve në protestë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është dërguar në Emergjencën e Prishtinës pas përshkallëzimit të situatës gjatë protestës së zhvilluar sot.

Sipas raportimeve të Klan Kosovës, Gucati është parë duke dalë nga një autoambulancë para objektit të Emergjencës në QKUK.

Protesta është shoqëruar me tensione, ndërsa raportohet se një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime. Po ashtu, disa protestues dyshohet se kanë pasur probleme shëndetësore pas përdorimit të gazit lotsjellës gjatë përplasjes.

Situata në protestë është tensionuar gjatë zhvillimeve të fundit, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e forcave policore për menaxhimin e turmës.