E-Diaspora
Krasniqi i dhuron Cleverly-t një minifund dhe e quan atë “princeshë”
"Cleverly këtë luftë e ka anuluar tri herë. Kjo është diçka për vajza, prandaj unë atë e quaj princeshë", thotë Robin Krasniqi, i cili sonte kryqëzon dorezat me Cleverly-n
Boksieri nga Kosova me qëndrim në Gjermani, Robin Krasniqi, ndryshe i njohur edhe me emrin Haxhi Krasniqi, nga nëntori 2012 është numri 1 në ranglistën botërore të WBO-së, kategoria gjysmë e rëndë. Me këtë, ai është sfidues zyrtar i kampionit botëror të këtij versioni, Nathan Cleverly.
Sfida zhvillohet sonte në Wembley të Londrës .
I provokuar nga tri shtyrjet që i ka bërë deri më tash boksieri nga Uellsi përballjes me të, Krasniqi është kujtuar t`i bëjë atij një befasi: i ka blerë një minifund grash me mbishkrimin “The Princess”, të cilin ia ka dhuruar një ditë para meqit.
“Më keq kishte vepruar Cleverly, i cili këtë luftë e ka anuluar tri herë për shkak të dhembjeve të barkut. Kjo është diçka për vajza. Për këtë arsye unë tash e tutje atë e quaj vetëm princeshë”, thotë me shpoti Krasniqi 25 vjeçar, një kushëri i largët i Luan Krasniqit. “Me këtë veprim, rundin e parë ai e ka tashmë të fituar”, komenton gazeta Bild.
Haxhiu ose Robini, ka ardhur në Gjermani si 17 vjeçar. Në Munih ai pati filluar një zanat për shitës. Por ndërkohë ka zbuluar dashurinë e tij për boksin, duke u bërë numër një në listën botërore WBO, në kategorinë gjysmë të rëndë.
“Kur të jetë shtrirë përtokë princesha, si bono do të kemi edhe biletat për finalen e Ligës së kampionëve në Wembley, me Bajernin”, thotë promotori Ulf Steinfurth. Sepse, si qytetar i Munihut, është e nënkuptueshme që Krasniqi të jetë fans i Bajernit. Ai takohet herë pas here edhe me Xherdan Shaqirin për të pirë me të një kafe.
Fituesi i meqit Krasniqi-Cleverl do të mbrojë titullin kundër Jürgen Brähmer-it
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












