Kosova
KQZ-së i kërkohet t’i ndërrojë 30 qendra të vendvotimit ku po zhvillohet vaksinimi
Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën janë listuar 30 qendra ku po zhvillohet vaksinimi kundër COVID-19, e që më parë janë përdorur si qendra të votimit për zgjedhje.
Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, ka thënë se MSH-ja ka kërkuar nga KQZ-ja që të gjenden lokacione të tjera, sepse në objektet e listuara është shumë e rëndësishme vazhdimi i vaksinimit.
“Kemi marrë nga Ministria e Shëndetësisë një letër, ku i është drejtuar KQZ-së me listën e 30 lokacioneve, të cilat janë qendra të vaksinimit. MSH-ja ka kërkuar nga KQZ-ja që për organizimin e zgjedhjeve të gjenden lokacione të tjera, sepse në objektet sipas listës së MSH-së është jetik procesi i vaksinimit dhe imunizimit të popullsisë. Është investuar shumë për funksionalizimin e këtyre qendrave të vaksinimit”, ka thënë Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së të hënën.
Ahmetaj po ashtu ka bërë të ditur se sa u përket vendvotimeve, deri më tani janë bërë 3,916 kërkesa për ndërrim të vendvotimit në tërë Kosovën, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 17 tetor, në 36 komuna të Kosovës.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











