Kosova
KQZ jep informacionet e fundit rreth procesit të votimit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar për procesin e votimit në 21 komunat në të cilat po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.
KQZ ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
“Ju njoftojmë se tashmë janë hapur të gjitha vendvotimet në 21 komunat. Sipas listës përfundimtare të certifikuar të drejte vote kanë 1.260,571 votues, ndërsa janë 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime. KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, u shpreh Elezi.
Ai po ashtu tregoi që në faqen zyrtare të KQZ-së është i vendosur aplikacioni që secili votues mund të mësoj vendvotimin e tij të saktë.
Ndërsa njoftoi se KQZ do të mbaj 5 konferenca ditën e sotme, e para u mbajt para pak minutave ndërsa tjera do të jenë 11:30, 15:30, 19:30 dhe konferenca e pestë lidhur me rezultatet preliminarë do të njoftojnë me kohë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













