Kosova

Kosto e jetesës: Prishtina më e lirë në raport me Tiranën, Shkupin dhe Beogradin

Duke qenë se Beogradi dhe Tirana janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të mesvitit të Numbeo, database më e madhe e kostove të jetesës, Prishtina del të jetë më e lirë, përcjell albinfo.ch.

Referuar statistikave, Beogradi ka një indeks prej 38.8 % dhe Tirana 38.37%. Ky indeks mat koston e jetesës në raport me qytetin e Nju-Jorkut, që e ka këtë tregues 100%.

Më e lira në rajon është Prishtina e Kosovës, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesës, e ndjekur nga Shkupi (32.94%), Podgorica në Mal të Zi (34.52%), Sarajeva në Bosnjë e Hercegovinë (35.34).

Thuhet se indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë produktet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se ai është 20% më i shtrenjtë se Nju-Jorku (duke përjashtuar qiranë), shkruan monitor.

Numbeo mat dhe indeksin e qirasë, një vlerësim i çmimeve të apartamenteve me qira në qytet, pastaj indeksin e restoranteve, që sërish është një krahasim i çmimeve të vakteve dhe pijeve në restorante dhe bare, blerjet në supermarket etj.