Lajme
Kosovë, veteranët bojkotojnë festën e pavarësisë
Ish-guerilët e pensionuar të UÇK-së nuk do të marrim pjesë në shënimin e 6-vjetorit të Pavarësisë, pas idesë për formimin e një tribunali gjyqësor për ish-UÇK-në
Të pakënaqur me zhvillimet e fundit politike, veteranët e ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të bojkotojnë aktivitetet që janë paraparë për shënimin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kështu deklarojnë ish-guerilët e pensionuar në një komunikatë për media.
Ata kryesisht shprehen të pakënaqur me vendimin për të theluar një tribunal të veçantë për UÇK-në në Kosovë.
“Kërkojmë nga Qeveria që për asnjë çmim të mos kërkoj nga Bashkimi Evropian krijimin e ndonjë gjykate për krime lufte që nuk është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Çdo tribunal që do funksionojë jashtë gjyqësorit të Kosovës, do të jetë i papranueshëm dhe denigrues për Shtetin e Kosovës”, thuhet në kumtesë.
Po ashtu veteranët thonë se nuk do të jenë pjesë e manifestimeve për 6-vjetor edhe për faktin, se qeveria i ka anashkaluar politikisht. “Ne kërkojmë nga Qeveria që sa më shpejt ta dërgojë për miratim në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për veteranët e luftës së UÇK-së”, thuhet në kumtesë.
Të dy këto çështje, sipas tyre, kanë ndikuar që veteranët të bojkotojnë manifestimet për përvjetorin e pavarësisë.
“Njoftojmë të gjithë veteranët e luftës, se nuk do të marrim pjesë në shënimin e 6-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, në shenjë pakënaqësie dhe revolte për padrejtësitë që po ju bëhen bashkëluftëtarëve tonë dhe mbajtjes së tyre prapa grilave bazuar në procese të montuara”, thuhet në reagim.
Ndryshe, disa ditë më parë është dhënë një ide që në Kosovë të formohet një trup e veçantë gjyqësore, një lloj tribunali, që do të merret vetëm me UÇK-në. Kjo gjykatë do t`i shqyrtojë ankesat dhe do të hetojë nëse ish-guerilët shqiptarë kanë bërë krime gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














