Kosova
Kosovë: Tash e tutje, edhe bashkatdhetarët mund të vaksinohen
Ekziston mundësia për zgjedhjen e vaksinës nga bashkatdhetarët
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka deklaruar se janë krijuar kushtet që vaksinimi i qytetarëve të vazhdojë me një dinamikë më të madhe, duke theksuar se tashmë edhe “bashkatdhetarët mund të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë”.
Ai ka potencuar se vjeshta duhet ta gjejë Kosovën me sa më shumë të vaksinuar.
“Procesi i vaksinimit ka fituar një dinamikë të re gjatë kësaj jave kur kemi një rritje të interesimit për të vaksinuar. Në veçanti ajo që na jep kuroja është që të rinjtë po vaksinohen shumë dhe në bazë të shënimeve po shohim që një numër i madh i studentëve janë vaksinuar”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch.
Hoti në një përgjigje me shkrim për Albanian Post ka thënë se mundësia e vaksinimit për bashkatdhetarët është krijuar prej kohësh.
“Çdo bashkatdhetar që ka edhe shtetësi të Kosovës, mund të vaksinohet në Kosovë si çdo qytetar tjetër”, ka thënë ai.
Po ashtu, Hoti ka treguar se ekziston mundësia për zgjedhjen e vaksinës nga bashkatdhetarët.
“Mund ta zgjedhin vaksinën, mjafton të caktojnë termin si qytetarët e tjerë të Kosovës. Ka bashkatdhetarë të vaksinuar në Kosovë, dikush me dozë të dytë e dikush vetëm me të parën, varësisht nga kërkesa e tyre”, shtoi Hoti.
Në anën tjetër, zëdhënësi i MSH-së ka thënë se kartoni i vaksinimit që jepet nga ana e ministrisë është “i avancuar dhe do të njihet ndërkombëtarisht”.
“Do të jetë një dokument që do t’u mundësojë qytetarëve që kanë kompletuar procesin e vaksinimit që çdo kalim në shtet tjetër përmes skanimit që bëhet t’i kenë autoritetet kontrolluese të gjitha të dhënat dhe të verifikojë statusin e të vaksinuarve, të qytetarit nga Kosova”, ka thënë Hoti.
Sipas njoftimit të MSH-së, deri më tani numri total i dozave të administruara ka arritur numrin në 388 mijë e 073, ku të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës anti-COVID janë 263 mijë e 847, kurse me dozën e dytë janë gjithsej 124 mijë e 226 të vaksinuar.
Ndërkaq, kjo ministri gjatë të mërkurës së 28 korrikut përmes një postimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke qenë se varianti “Delta” i COVID-19 po konsiderohet më i rrezikshmi nga variantet e tjera.
Gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me Covid-19, dhe mundësia për infektimin me variantin indian “Delta” është e lartë, thonë nga ministria.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998