Kosova
Kosovë, sot pritet të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022
Në një prononcim për media, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se në orët e pasdites pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të miratohet Projektligji për vitin 2022.
Kurti në një konferencë për media tha se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati, lidhur me këtë çështje.
“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë, në të cilën do të aprovohet buxheti për vitin 2022”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit tha se krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2021, në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë, megjithatë sipas tij, kjo çështje do të merret vesh pasdite.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













