Kosova
Kosovë: SBASHK-u proteston më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK) ka njoftuar se më 4 dhjetor do të organizojnë protestë.
Vendimi është marrë pas takimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, në të cilin u analizua situata aktuale dhe u shprehën kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit.
Sipas njoftimit për media, SBASHK-u ka deklaruar se kritikat lidhen me “mungesën e dialogut dhe qasjen e gabuar ndaj kërkesave legjitime të anëtarësisë”, duke theksuar bllokimin e negociatave për Kontratën e Re Kolektive të Arsimit nga ana e ministres Nagvci.
“Në orët e mbrëmjes së të dielës është mbajtur takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të gjithë kanë ripërsëritur vendimin e Këshillit Drejtues për të filluar me veprime sindikale. U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor, me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale, që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesisë qendrore, duke qenë rreth 2000 protestues”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
SBASHK-u bën të ditur se kjo protestë do të nisë para Ministrisë së Arsimit, e pastaj do të marshohet drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.
“Ky do të jetë veprim i parë sindikal pas protestës së 1 majit të këtij viti dhe përpjekjeve të vazhdueshme për dialog, dhe do të vazhdohet edhe me veprime të tjera sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën në tërë sektorin e arsimit nëse Qeveria dhe në veçanti Ministria e Arsimit nuk reflekton dhe nuk nis negocimin për Kontratën e re Kolektive të Arsimit, e cila është bazë që siguron respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit dhe nuk ka shtet në botë që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka të nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe të Kontratave kolektive të sektorëve, por në Kosovë kjo po ndodh, prandaj duke respektuar vullnetin e anëtarësisë, jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, SBASHK-u thekson se për gjithë angazhimet dhe përkushtimin ndaj kërkesave të anëtarësisë gëzon mbështetjen e fuqishme të Unionit të Sindikatave të Evropës, që numëron 11 milionë anëtarë dhe të Internacionales Botërore të Arsimit, që numëron 32 milionë anëtarë nga e tërë bota.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













