Kosova
Kosovë: Rreth 1 mijë nxënës braktisën shkollimin në vitin 2021
992 nxënës kanë braktisur shkollimin në Kosovë gjatë vitit 2021. Prej tyre, 109 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, ndërsa 883 të tjerë në shkollat e mesme.
Sipas Kosova Press, kjo ka bërë që sistemi arsimor të ketë 1600 mësues më shumë nga sa nevojitet.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, deklaroi se për të ruajtur këtë numër mësuesish duhet punuar me klasa të vogla.
Ai tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, do t’u kërkojë komunave që të mos i nxjerrin në pension mësuesit, pa bërë një analizë të mirëfilltë.
Në Kosovë, 400-500 mësues dalin në pension dhe sipas ekspertëve të arsimit, zgjidhja e duhur do të ishte risistemimi i atyre që janë të përfshirë në sistemin arsimor.
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










