Lajme
Kosovë: Rënie e madhe e udhëtimeve me tren e aeroplanë në tremujorin e dytë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e transportit dhe telekomunikimit” për TM2 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor, dhe telekomunikimin.
Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.
Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 7 mijë, që krahasuar me TM2 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për -76.85%. Kjo ka ndodhur si pasojë e Vendimit të Qeverisë (në muajin mars) për masat e ndërmarra në luftimin e COVID-19 , kur transporti i udhëtareve është ndërprerë deri në muajin maj.
Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e dytë të vitit 2020, ishte rreth 144 mijë ton, dhe krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 ka një rënie prej -5.70%.
Sa i përket numrit të fluturimeve, në TM2 2020 ishte 94 fluturime, që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2019) ka një rënie prej -96%. Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 19 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2019) ka një rënie për -96.79%, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














