Policia e Kosovës përmes një konference të jashtëzakonshme me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për kapjen e një sasie të konsiderueshme të armatimit në veri të vendit.
Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur gjatë disa operacioneve të zhvilluara nga njësitet policore, transmeton albinfo.ch.
Sipas pamjeve të publikuara, gjatë operacioneve janë sekuestruar armë, municion dhe uniforma.