Kosova
Kosovë: Paralajmërohen masa të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, sot në orët e pasditës është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.
Pjesë e këtij takimi, në të cilin është diskutuar për zhvillimet pas identifikimit të varianti i ri të koronavirusit, Omicron (B.1.1.529) fillimisht në Afrikë, e pastaj edhe në disa shtete jashtë këtij kontinenti, në mënyrë virtuale ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili ndodhet jashtë vendit.
Në takim u konstatua se situata me pandeminë në vendet në rajon, Evropë dhe më gjerë është përkeqësuar javët e fundit dhe, përkundër që në Kosovë numri i rasteve të COVID-19 është i vogël në javët e fundit, situata është jostabile, në veçanti duke pasur parasysh faktin se ka dy variante në qarkullim (varianti Delta që është akoma dominues dhe varianti Delta Plus), ndërkohë që informatat e para flasin që varianti tjetër i SARS –COV-2, Omicron, karakterizohet me shumë mutacione, përhapje të shpejtë dhe nuk ka shumë informata rreth rezistencës së tij ndaj vaksinave.
Për këtë qëllim u kërkua nga qytetarët e vendit që t’i zbatojnë masat në fuqi, të vaksinohen, derisa nga institucionet përgjegjëse, si Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, u kërkuar që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale.
“Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19”, thuhet në njoftim.
Komiteti, po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të vaksinohen pa humbur kohë kundër COVID-19.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar? Trenat austriakë kanë qenë tepër të mbushur me njerëz përpara sezonit të festave, madje edhe njerëzit...
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?