Kosova
Kosovë, nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore në automjete
Bëhet e ditur se prej sot deri më 15 mars është i obligueshëm posedimi i pajisjeve dimërore në automjete, në pajtim me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për posedim të obligueshëm të pajisjeve në automjet, biçikletë për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor, si dhe të traktorëve për realizimin e punëve bujqësore, përkatësisht punëve në pyje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pneumatikë dimëror janë ata pneumatik, të cilët në anën anësore kanë shenjën “MS”, “M+S”, “M&S” ose shenjën e fjollave të borës. Ligjërisht është e ndaluar vendosja e pneumatikëve me gozhda.
“MPB apelon deri te qytetarët t’i përmbahemi detyrimit ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, për arsye se në këtë mënyrë mundësojmë që trafiku të zhvillohet pa pengesa dhe i sigurt nëpër rrugët në kushte dimërore”, thonë nga MPB.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











