Kosova
Kosovë: Mësoni se sa shpenzuan kryeministri dhe ministrat në largim
Gjatë kësaj periudhe kohore, këto janë shpenzimet e regjistruara nga REL të ish-ministrave të Qeverisë së Kosovës:
Valdrin Lluka, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik, (për periudhën korrik –dhjetor) ka shpenzuar 10,468 mijë euro.
Rrustem Berisha, ish-ministër i Mbrojtjes (korrik–dhjetor) 5,715 euro.
Bedri Hamza, ish-ministër i Financave (korrik–dhjetor) 7,257 euro.
Uran Ismaili, ish-ministër i Shëndetësisë (20.07.2019 –14.01. 2020) 2,442 euro.
Kujtim Gashi, ish-ministër i Kulturës (20.07.2019–14.01.2020) 640 euro.
Muzafer Shala, ish-ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrëse (korrik–dhjetor) 4,593 euro.
Ekrem Mustafa, ish-ministër i Punëve të Brendshme (korrik–dhjetor) 10,544 euro.
Shpenzimet e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Shpenzimet e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Adrijana Hoxhiq, ish-ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal (korrik–dhjetor) 1,606 euro.
Mahir Yagcilar, ish-ministër i Administratës Publike (20.07.2019–14.01.2019) 3,813 euro.
Rasim Demiri, ish-ministër i Zhvillimit Rajonal ( 20.07.2019–26.12.2019) 4, 973 euro.
Shpenzimet e ish-ministrit, Rasim Demiri.
Fatmir Matoshi, ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (korrik–dhjetor) 5,723 euro.
Të dhënat janë konfirmuar nga vetë ministritë e përmendura. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga të gjitha ministritë e qeverisë së kaluar.
Përgjigje nuk kanë kthyer këta ministra:
Behgjet Pacolli, ish-ministër i Punëve të Jashtme.
Dalibor Jevtiq, ish-ministër për Kthim dhe Komunitete.
Dardan Gashi, ish-ministër i Diasporës.
Pal Lekaj, ish-ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.
Dhurata Hoxha, ish-ministre e Integrimit Evropian.
Abelard Tahiri, ish-ministër i Drejtësisë.
Skënder Reçica, ish-ministër i Punëve dhe Mirëqenies Sociale.
Shyqiri Bytyqi, ish-ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Endrit Shala, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Dijana Zhiviq, ish-ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Disa nga këta ministra janë zotuar se në ditët në vazhdim do t’i kthejnë përgjigjet, kurse të tjerat nuk janë lajmëruar fare.
Përfaqësues të shoqërisë civile e konsiderojnë të lartë shumën e shpenzimeve, pasi sipas tyre, qeveria ka qenë në largim dhe një pjesë të kompetencave nuk ka pasur mundësi t’i ushtrojë.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, dyshon se vlera më e madhe është shpenzuar për karaburante dhe dreka, qoftë para apo gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
“Dyshimi ekziston se ish-ministrat, por edhe ish-kryeministri (Ramush Haradinaj) kanë përdorur veturat zyrtare në takimet që kanë zhvilluar para fushatës apo edhe gjatë fushatës, pasi që kjo periudhë e përfshin para-fushatën dhe fushatën zgjedhore. Përveç veturave zyrtare, këta zyrtarë kanë shpenzuar para nga buxheti i Kosovës edhe për dreka dhe darka, të cilat janë shumë të kushtueshme”, tha Demhasaj.
Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të konfirmojë nëse ka pasur keqpërdorime në shpenzime nga ish përbërja e qeverisë. Në shtator të vitit të kaluar, në kohën kur partitë politike kishin hyrë në fushatë parazgjedhore, shoqëria civile kishte ngritur shqetësimet edhe atëbotë për keqpërdorimin e veturave zyrtare në fushatë.
Udhëtimet zyrtare, drekat dhe darkat zyrtare, si edhe shpenzimet tjera janë të përcaktuara në bazë të një udhëzimi administrativ 2004) 07 për udhëtimet zyrtare.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














