Kosova
Kosovë: Mbi një miliard euro remitenca nga diaspora, vetëm për nëntë muaj
Diaspora shënon rekord me remitencat
Remitencat nga mërgimtarët shqiptarë në diasporë për nëntë muaj kanë tejkaluar vlerën e 1 miliard eurove në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Remitencat nga diaspora kanë qenë përherë një ndihmë e madhe për ekonominë e Kosovës.
Mirëpo viti 2023 duket se ka shënuar rekord të këtyre remitencave, sipas raportit të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Referuar BQK-së, kjo paraqet një rritje prej 12 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Një miliard e 12.6 milionë euro është vlera e remitencave deri në muajin shtator, gjë që paraqet rritje prej 11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Duket se prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 57.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%.
BQK-ja tregon se 70% e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1%, ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%.
Për sa u përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator thuhet se vlera e tyre ishte 298.1 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove.
Prej tyre duhet theksuar se:
- 1.013 miliard euro, vlera e remitencave
- 298.1 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit
- 2.62 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
- 479 milionë euro, asetet e ndërmjetësve tjerë financiar
Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












