Kosova
Kosovë, mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë, në mbrojtje të votës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit
Qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.
E për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për respektimin e procesit zgjedhor.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se për katër muaj ky institucion ka përgatitur këtë proces për mbajtjen e zgjedhjeve.
Laura Pula nga Prokuroria e shtetit në një konferencë për media ka thënë se kanë krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë.
“Mision është mbrojtja e votës së qytetarit”, tha ai. Kemi 80 prokurorë kujdestarë në 38 komunat e Kosovës. Nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që mundësojnë këtë”, ishte shprehur ajo.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se policia ka krijuar urdhër Planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv.
Ai ka thënë se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 3,552 zyrtarë policorë.
Ndërsa, edhe KGJK ka 35 gjyqtarë kujdestarë në nivel vendi në ditën e zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












