Kosova
Kosovë: Ky stadium pritet të jetë shtëpia e klubeve pjesëmarrëse të Kosovës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
Një inspektor i UEFA-s ka qëndruar për më shumë se tri orë në Podujevë, me ç’rast ka inspektuar fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti”, përcjell albinfo.ch.
Stadiumi në Podujevë pritet të jetë shtëpia e klubeve pjesëmarrëse të Kosovës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. Po ashtu ndeshje në stadiumin e Podujevës pritet të zhvillojë edhe Përfaqësuesja A për futbolliste dhe grupmoshat e reja të Kosovës.
“Zahir Pajaziti” pritet të jetë stadiumi i vetëm që plotëson kriteret minimale për ndeshje të fazave të para kualifikuese për klube dhe përfaqësuese.
“Ka përfunduar inspektimi i fushës. Për më shumë se tri orë ka qëndruar një inspektor dhe ka inspektuar fushën me pajisje të UEFA-s. Inspektori është larguar me përshtypjet më të mira për fushën. Ka thënë se as në Evropë nuk ka një të tillë. Bari është i nivelit të lartë. Është punuar shumë mirë. Edhe ne e kemi ruajtur mirë. Është kosto e lartë për mirëmbajtje. E kam rritur stafin e mirëmbajtësve dhe besoj se do t’i përballoj të gjitha ndeshjet”, ka thënë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” tashmë janë zhvilluar ndeshje kualifikuese të grupmoshave.
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë gati gjatë verës, por do të lëshohet për shfrytëzim në vjeshtë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, thotë se gjasat janë që fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” të mos shkelet deri para ndeshjeve të Kosovës.
“Ne luajmë në qershor me Norvegjinë jashtë. Në qershor do të kemi edhe ndeshje tjetër dhe bari sigurisht se do të përfundojë deri në atë kohë, por ndeshje miqësore nuk besoj se do të ketë, sepse e përgatisim dhe e lëmë të forcohet bari për ndeshje zyrtare ndërkombëtare. Besoj se edhe stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ do të jetë nikoqir i disa ndeshjeve ndërkombëtare në fazën e parë, klube dhe kategori të reja”, ka thënë Ademi
Përfaqësuesja e Kosovës më 6 shtator e nis në Prishtinë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Ndeshjen e parë e ka ndaj Rumanisë, përcjell albinfo.ch.
Kualifikimet e fazës së parë të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës nisin në korrik, ndërsa futbollistet e Përfaqësueses A të Kosovës do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2025” më 9 prill kundër Uellsit. Më 31 maj luan sërish në Kosovë kundër Kroacisë, ndërsa më 12 korrik e pret Ukrainën, shkruan koha.
Punët në ndërrimin e barit kanë nisur. Të enjten është hequr në tërësi bari i stadiumit “Fadil Vokrri”. Fusha e “Fadil Vokrrit” është në dhe.
Më 24 nëntor stadiumi ishte mbyllur për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës. Fusha ishte dëmtuar për shkak të ngarkesës së madhe dhe mirëmbajtjes jo të duhur. Ka pasur shumë kritika për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”. Madje një lojtar i Izraelit e kishte krahasuar me stallë derrash.
Në fund të nëntorit UEFA nuk e kishte lejuar Ballkanin që të luante në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës. Dhe më pas stadiumi u mbyll.
Pos ekipeve përfaqësuese, stadiumi shfrytëzohet për ndeshje edhe nga klubi Prishtina. Prej vjeshtës Prishtina si vendase është detyruar të luajë në Lipjan. Prishtina do të kthehet në stadiumin e qytetit vetëm në edicionin e ardhshëm.
Sipas punëkryerësit, fusha pritet të jetë gati për ndeshje futbolli më 6 korrik të këtij viti.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve











