Kosova
Kosovë: KEDS-i dënohet sërish për parregullsi në njehsorë, me 35 mijë euro
KEDS-i është dënuar sërish nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë pas parregullsive të konstatuara në njehsorët elektrik, kësaj here me 35 mijë euro.
Sipas njoftimit, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës pas verifikimit laboratorik të 16 njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa, janë konstatuar një sërë parregullsish për çka është shqiptuar edhe dënimi, teksa sipas rezultateve të verifikimit, në 6 raste është konstatuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në 6 raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë.
Po ashtu, në një rast është konstatuar heqje e miratimit të tipit të njehsorit elektrik, ndërsa 3 njehsorë të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë të verifikimit laboratorik.
“Bazuar në këto gjetje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh”, thuhet në njoftimin e ministrisë, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, kjo është gjoba e katërt ndaj KEDS-it, pasi fillimisht është dënuar me 6 mijë euro për dy njehsorë me afat të skaduar, e më pas edhe me 30.000 euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë dhe me 90 mijë euro për herë të tretë.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












