CH-Ballkani
Kosovë, kapen 243 kg marijuanë me destinacion Zvicrën
243 kilogramë substancë narkotike e llojit marijuanë, që po kalonte transit nëpër Kosovë e për destinacion kishte shtetin e Zvicrës, është konfiskuar nga Policia e Kosovës, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar 5 persona.
Sic raporton KTV me t’u marrë një informatë lidhur me këtë, Policia dhe Doganat kanë ndërhyrë, duke mos e lejuar një gjë të tillë.
“Gjatë kontrollit në 10 dritare të plastikës dhe 32 roleta, në brendësi të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 234 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 240 kg e 724 g. “, thuhet në deklaratën e policisë kosovare.
Gjithsej 243 kilogramë u konfiskuan në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
“Hetuesit policorë kanë zbuluar se destinacioni i drogës ka qenë kalimi transit nëpër Kosovë dhe për destinim në shtetin e Zvicrës.”, thotë policia.
Lidhur me këtë rast, janë arrestuar 5 persona, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












