Kosova
Kosovë: Dy biznese përfituan 250 mijë euro subvencione me dokumente të rrejshme
Përkundër që në shumicën e rasteve nuk kishte fare realizim, këta në bashkëpunim me përfituesit e subvencioneve përpilonin raporte për kinse realizimet e suksesshme dhe përfitonin shuma të ndryshme parash.
Disa forma të korrupsionit hetuesia pretendon të jenë zbuluar me sekuestrimin e telefonave të zyrtarëve të arrestuar të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në shkurtin e këtij viti.
Këto prova kundër këtyre të arrestuarve kanë hapur pista të reja hetimesh kundër 21 zyrtarëve, qytetarëve e pronarëve të bizneseve, të cilët të mërkurën janë arrestuar.
Vetëm dy përfitues, sipas hetuesisë, kanë marrë nga shteti 250 mijë euro, me dokumente fiktive dhe pa bërë asnjë investim e realizim të punëve.
Burime të Kohës të afërta me hetuesinë kanë shpjeguar se në çfarë forme janë kryer keqpërdorimet bazuar në provat e mbledhura. Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 14 prej tyre janë inspektorë të punësuar në AZHB.
Siç i kanë thënë burimet televizionit, inspektorët përgjegjës kishin ndalur për të inspektuar realizimin e subvencioneve. Përkundër që në shumicën e rasteve nuk kishte fare realizim, këta në bashkëpunim me përfituesit e subvencioneve përpilonin raporte për kinse realizimet e suksesshme dhe përfitonin shuma të ndryshme parash.
Zyrtarët e bujqësisë të angazhuar në komuna, sipas provave të hetuesisë, kishin tjetër rol.
Prokuroria ka mbledhur prova që ata kishin prezantuar dokumente të rrejshme për vendndodhjen e tokave për të cilat merreshin subvencionet.
Zyrtarët e arrestuar të mërkurën, por edhe ata në shkurt, siç pretendon hetuesia, kanë qenë në dijeni edhe për kontratat fiktive, përcjell Albinfo.ch
Aplikuesit dhe biznesmenët, sipas këtyre pretendimeve, merrnin subvencione në vlera të larta me kontrata të rrejshme, gjoja për marrjen e tokave me qira, ani pse pronarët e vërtetë nuk ishin fare në dijeni.
Nga shkurti e tutje, janë kontrolluar nëse përkundër që subvencionet janë marrë jashtëligjshëm janë kryer punët, por ka rezultuar që në shumicën e vendeve nuk është bërë asnjë investim.
Arrestimi i këtyre zyrtarëve ka zgjatur më pak se zakonisht. Procesi i arrestimit në AZHB ka përfunduar brenda më pak se gjysmë ore.
Prokurori Rafet Halimi ka thënë se aksioni është duke vazhduar ende, e shefi i hetimeve, Arben Paqarizi, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse janë mashtruar për subvencione të lajmërohen te ta.
Edhe të arrestuarit e grupit të parë, e edhe 21 të arrestuarit e sotëm, dyshohen për vepra penale që lidhen me kapitullin e korrupsionit, me theks të veçantë “marrje e dhënie ryshfeti” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












