Shkurt.ch
Kosovarja shkakton aksident, lëndohet dhe mbetet pa patentë shofer
Ajo kishte shpërfillur përparësinë që kishte makina tjetër, një BMW e cila po vinte nga ana e kundërt, e drejtuar nga një grua 26 vjeçe
Në Kölliken të Kantonit Aargau rreth mesditës së të shtunës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, me ç`rast ka pësuar lëndime ngasja e njërit automjet. Ajo është dashur të transportohet në spital, ndërsa të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të rënda, shkruan aargaueruetung.ch.
Një grua 31-vjeçe nga Kosova po e ngiste makinën e saj Mercedes Benz pranë daljes nga autostrada Aarau-West, në drejtim të Bernës dhe kishte për qëllim të lidhej me rrugën Suhrentalstrasse, transmeton albinfo.ch. Me atë rast ajo kishte shpërfillur përparësinë që kishte makina tjetër, një BMW, e cila po vinte nga ana e kundërt, e drejtuar nga një zvicerane 26 vjeçe. Për pasojë, dy makinat u përplasën me njëra-tjetrën.
Kosovarja me atë rast pësoi lëndime dhe u desh të dërgohej në spital me autoambulancë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa zvicerania ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Policia Kantonale e Aargaut ia ka marrë 31-vjeçares patentëshoferon, duke e dorëzuar atë në Zyrën e Trafikut Rrugor si dhe i ka bërë asaj kallëzim penal para prokurorisë kompetente.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












