Shkurt.ch
Kosovarja lëndohet rëndë nga përplasja e makinës me trenin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e të premtes në Unterkulm të kantonit Soloturn. Një kosovare e re 23 vjeçe, ngasëse e automjetit, ka pësuar lëndime të rënda pas përplasjes së makinës së saj me një tren uhdëtarësh, njofton soaktuell.ch.
Pas një tejkalimi të bërë, dhe një fërkimi me një veturë tjetër, ngasësja e veturës Peugeot e ka humbur drejtimin dhe nga rruga ka kaluar në binarët e hekurudhës që ishte afër, transmeton albinfo.ch. Pikërisht në ato momente në hekurudhë po kalonte një tren lokal udhëtarësh në drejtimin Unterkulm kështu që përplasja e fuqishme ishte e pashmangshme.
Policia, ambulanca, zjarrfikësit dhe shpëtimtarët tjerë kanë ardhur me shpejtësi nga Wynental-i. Zjarrfikësit e kanë çliruar kosovaren me lëndime të rënda nga makina e dëmtuar po ashtu rëndë dhe e kanë transportuar për në spital.
Ngjarja ka ndodhur në orën 6.45 ndërsa trafiku hekurudhor në këtë segment është ndërprerë deri në orën 9.30.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










