Kosova
Kosovari me ujkun “Trump”, bën bujë në mediat ndërkombëtare
“E admiroj (presidentin) Trump, ka shumë energji, jep urdhra, është i guximshëm, dhe për këtë arsye e kam emëruar ujkun tim sepse i bën të njëjtat gjëra. Ai nuk bën çfarë bëjnë të tjerët; e ka stilin e tij dhe e bën misionin e tij”, ka shtuar tutje Hysni Rexha
Hysni Rexha nga Kosova ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, pasi ‘jeton’ me ujq. Ai ka katër ujq, derisa njërit i ka vënë emrit “Trump”, sipas presidentit amerikan, Donald Trump.
Storia fillimisht ishte transmetuar në “Klan Kosova”, e më pas edhe në mediat ndërkombëtare, si “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
“Kam disa ujq, por ky ka shumë energji në gjithçka dhe është shumë i mençur”, ka thënë Rexha për “Reuters”
Rexha, që i fut duart e tij në gojët e ujqve, e quan veten e tij si Ujku Alfa dhe Trumpin e ka zëvendës.
“E admiroj (presidentin) Trump, ka shumë energji, jep urdhra, është i guximshëm, dhe për këtë arsye e kam emërtuar ujkun tim sepse i bën të njëjtat gjëra. Ai nuk bën çfarë bëjnë të tjerët; e ka stilin e tij dhe e bën misionin e tij”, ka shtuar tutje Hysni Rexha.
Ai ka edhe pula të ndryshme, pëllumba, kuaj, lopë, një shqiponjë.
“Reuters” thekson se Amerika është një vend shumë i dashur për shqiptarët në Kosovë.
Ky medium shkruan se shumë kosovarë u kanë vënë emra fëmijëve të tyre Klinton për të treguar respektin që kanë ndaj presidentit Bill Clinton, i cili luajti rol kyç në intervenimin e NATO-s më 1999 kundër Serbisë.
Clinton është po ashtu emri i një bulevardi në Prishtinë ndërsa një tjetër quhet George W Bush.
“SHBA-ja ka qenë përkrahësi më i madh gjatë luftës. Nuk kisha mënyrë tjetër të falënderoja SHBA-në përveçse të quaja një prej ujqve të mi Trump. E shoh Trumpin si ujk dhe ujkun tim si Trump”, theksoi Rexha.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











