Integrimi
Kosovari i dënuar, 165 telefonata nga qelia e burgut
I dënuar për tentimvrasje të ish partneres, një kosovar duke qenë në vuajtje të paraburgimit, ka arritur të telefonojë nga qelia e tij plot 165 herë. Personi në fjalë është dënuar në fund të janarit të këtij viti me pesë vjet e dhjetë muaj burg por dënimi i tij ende nuk është i plotfuqishëm.
I dënuar për tentimvrasje të ish partneres, një kosovar duke qenë në vuajtje të paraburgimit, ka arritur të telefonojë nga qelia e tij plot 165 herë.
Personi në fjalë është dënuar në fund të janarit të këtij viti me pesë vjet e dhjetë muaj burg por dënimi i tij ende nuk është i plotfuqishëm.
Gjatë seancave gjyqësore kundër tij, është bërë e ditur se ai, përmes një telefoni të kontrabanduar ka telefonuar 165 herë. Policia ka përgjuar një numër të madh të telefonatave të tij me nënën dhe me vëllanë, ku ai, përmes tyre, ka drejtuar kërcënime kundër familjes së viktimës.
Gjykata e ka shpallur kosovarin të pafajshëm sa u përket veprimeve përgatitore për lëndim trupor dhe për vrasje të rëndë, pasi që përkthimet e bisedave të përgjuara kanë qenë të paqarta dhe për faktin se i akuzuari ka qenë nën ndikimin e barnave qetësuese.
Rasti i kosovarit tashti është bërë objekt trajtimi i politikës. Parlamentari kantonal i SVP-së nga Romanshorni, Urs Martin në një interpelancë në parlament pati kërkuar sqarime për shkeljet e mundshme të autoriteteve kompetente në rastet e shpeshtuara të ikjeve nga burgjet e kantonit Thurgau. Ekzekutivi i kantonit i ka arsyetuar këto me mungesën e personelit të mjaftueshëm.
Ndërsa i njëjti deputet në interpelancën e re dëshiron të dijë se a është e mundur që kur delinkuentët e rrezikshëm, nga burgu bëjnë nxitje për vepra të reja penale, drejtoria e burgut të mos e vërejë gjithë këtë? Ai ka kërkuar që në burgun e Kantonit të ushtrohen edhe kontrollime trupore të vizitorëve. Për të gjitha, duhet të mbajë përgjegjësi personale qeveria e kantonit, ka thënë ai.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e specializuar në Gjinekologji dhe Obstetrikë në... -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













