Shkurt.ch
Kosovari 21 vjeçar nget 142 km/h në rrugën ku lejohet 50 km/h
Sipas policisë së kantonit St. Gallen, asnjëherë deri tash nuk është shënuar një tejkalim i tillë shpejtësie brenda qytetit
Sërish bie në kurthin e radarit një “raser” (ngasës i shpejtë) kosovar. I riu 21 vjeçar, siç shkruajnë mediat zvicerane polizeinewsticker.ch etj. ka shënuar një rekord të palavdishëm për Kantonin St. Gallen. Ai ka vozitur makinën e tij 142 kilometra në orë, në Oberriet, në rrugën ku lejohej maksimalisht 50 kilometra në orë, trasn,eton albinfo.ch. Sipas policisë së këtij kantoni, asnjëherë deri tash nuk është shënuar një tejkalim i tillë shpejtësie brenda qytetit.
Duke ngarë 92 kilometra mbi të lejuarën, kosovari ka “siguruar” kallëzimin penal në Prokurorinë përkatëse. Atij, me vendim të menjëhershëm i është ndaluar vozitja në gjithë Zvicrën dhe i është konfiskuar makina Audi S5.
Mediat shkruajnë po ashtu se 21 vjeçari, lejen e vozitjes e kishte nga Kosova dhe me të mund të voziste në Zvicër gjatë një viti. Po ashtu theksohet se makina me të cilën ishte kapur, nuk ishte e tij, përcjell albinfo.ch. Ajo do të përdoret si garanci në rast se kosovari nuk mund të paguajë gjobën dhe shpenzimet procedurale që do t`i shqiptohen nga gjykata.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












