Integrimi
Kosovaret, të tretat në Gjermani për nga numri i lindjeve
Pas gjermanëve dhe turqve vijnë për nga numri polakët me 8700 lindje dhe menjëherë në vendin e tretë kosovarët, të cilët gjatë vitit 2013 në Gjermani kanë sjellë në jetë 5900 fëmijë
Trendi i plakjes së popullatës në Gjermani gjegjësisht i zvogëlimit të numrit të lindjeve ka pasur dy vitet e fundit një zbutje. Kjo falë shtimit të numrit të femrave në moshën optimale për lindje. Por ky shtim është më shumë rezultat i ardhjes në numër të madh të të huajve, të cilët dihet se janë me shumicë të moshës së re, kur fillojnë krijimin e familjeve.
Kështu siç shkruan frankfurterrundschau.de, këtë tezë e vërteton edhe statistika e detajuar e Zyrës Federale pe¨r Statistikë nga viti 2013. Sipas saj del se në vitin 2013 në Gjermani kanë lindur 682.000 femijë, përcjell albinfo.ch. Rreth 82 për qind të tyre kane prindër gjermanë. Por përqindja e fëmijëve të lindur nga prindër migrantë ka qenë më e theksuar. Sigurisht, më së shumti ka pasur të porsalindur nga prindërit turq, 21750 sish.
Por është interesante se pas tyre vijnë për nga numri polakët me 8700 lindje dhe menjëherë në vendin e tretë kosovarët, të cilët gjatë vitit 2013 në Gjermani kanë sjellë në jetë 5900 fëmijë, transmeton albinfo.ch shifrat zyrtare nga Gjermania. Duke pasur parasysh përqindjen e ulët të komunitetit kosovar në popullsinë e gjithmbarshme të Gjermanisë, kjo shifër është mjaft e madhe.
Për vitin 2014 nuk ka ende shifra të detajuara dhe aq më pak për vitin 2015.
Por zyra e statistikave jep numrin e përgjithshëm të lindjeve në Gjermani gjatë vitit 2014. E ato janë 750.000 foshnja, që është shifra më e lartë e regjistruar që prej 13 vitesh. Sigurisht fluksi i madh i refugjatëve ka pjesën e vet të theksuar në këtë rritje.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













