Kosova
Kosovarët përbëjnë shumicën e përfituesve të shtetësisë shqiptare
Kosova mbetet vendi kryesor i origjinës së personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT për vitin 2025.
Statistikat tregojnë se gjatë vitit të kaluar, gjithsej 495 persona fituan shtetësinë shqiptare. Prej tyre, 306 persona e rifituan shtetësinë, ndërsa 189 e morën atë për herë të parë. Në të njëjtën periudhë, 173 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare.
Sipas raportit, 56.1% e përfituesve të shtetësisë shqiptare ishin qytetarë të Kosovës, duke e renditur Kosovën në vendin e parë për nga origjina e përfituesve. Pas saj vijnë Turqia me 20.1%, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Italia zënë secila nga 4.8% të rasteve, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat pasqyrojnë prirjet e fundit në fitimin dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, si dhe strukturën e origjinës së përfituesve.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












