Kosova

Fluks i qytetarëve dhe kolona në pikën kufitare me Shqipërinë

Bëhet e ditur se fluksi i qytetarëve nga Kosova në pikën kufitare në Vërmicë është shumë i madh, përcjell albinfo.ch.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave në dalje të pikës kufitare në Vërmicë është 130-150 metra, dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Kjo ka ndodhur për shkak që qytetarët e shumtë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Situatë më e qetë paraqitet në pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë 03-05 minuta