Lajme
Kosova vendos viza për 87 shtete
Aplikimi i regjimit të vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar
Republika e Kosovës së shpejti do të aplikojë regjimin e vizave për 87 shtete të botës. Këtë vendim e ka marrë të premten Qeveria e Kosovës, duke miratuar kështu propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për aplikimin e regjimit të vizave hyrëse në Republikën e Kosovës.
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka prezantuar në mbledhjen e rregullt të Kabinetit Qeveritar propozim-vendim për aplikimin e regjimit të vizave hyrëse në Kosovës për 87 vende, kryesisht të shteteve afrikane, aziatike dhe të Amerikës latine.
Siç është raportuar më herët, aplikimi i regjimit të vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, si dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit.
Sipas mediave të Kosovës, në regjimin e vizave janë përfshirë: Afganistani, Algjeria, Angola, Armenia, Bangladeshi, Benini, Burundi, Gana, Guinea-Bisau, India, Indonezia, Iraku, Irani, Jemeni, Liberia, Libia, Nigeria, Nigeri, Republika e Afrikës Qendrore, Rusia, Siera Leone, Siria, Somalia, Togo, Vietnami, Turkmenistani, Zambia, Zimbabve, Bregu i Fildishtë, Butani, Egjipti, Ekuadori, Xhamajka, etj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












