Kosova
Sot arrin në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave nga SHBA-ja
Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe personalitete të tjera do të mirëpresin sot dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara nga SHBA-ja.
Ceremonia e organizuar me rastin e arritjes së tyre mbahet në oborri i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik, duke nisur nga ora 15:00.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19. Vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644 mijë e 212 doza të vaksinës.
Deri më sot 221 mijë e 26 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











