Kosova
Kosova më shumë eksporton para të gatshme se prodhime vendore
"Edhe paranë e diasporës që për fat të keq që edhe ajo djersë e tyre është e gjykuar për t’u eksportuar, përkatësisht për të importuar mallra nga vendet në rajon e më gjerë”, ka thënë Gërxhaliu
Kosova më shumë eksporton para të gatshme se sa prodhime vendore, thonë njohësit e çështjeve ekonomike. Kjo gjë që e ka karakterizuar periudhën e pas-pavarësisë duhet të ndryshojë në të ardhmen.
Deficiti tregtar i Kosovës që nga periudha e pavarësisë gjithmonë ka qenë i lartë.
Kosova eksporton shumë më pak mallra se të gjitha shtetet e rajonit, kurse sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, më së shumti eksporton para të gatshme.
“Definitivisht Kosova të vetmen gjë që është duke eksportuar është paraja e gatshme, por ajo çka duhet të theksoj është që nuk jemi duke eksportuar vetëm paranë e qytetarëve të Kosovës, por edhe paranë e diasporës që për fat të keq që edhe ajo djersë e tyre është e gjykuar për t’u eksportuar, përkatësisht për të importuar mallra nga vendet në rajon e më gjerë”, ka thënë Gërxhaliu për Radio Kosova.
Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës si më të varfrit në rajon, në një aspekt janë duke punuar për të krijuar mirëqenie të qytetarëve tjerë në rajon, përcjell albinfo.ch.
Edhe kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha thotë se edhe pas 10 vitesh pavarësi, Kosova eksporton shumë më tepër mjete financiare se sa mallra.
Për të tejkaluar këtë situatë të pafavorshme sa i përket deficitit tregtar dhe eksportit të parave të gatshme, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se qarqet politike në Kosovë duhet ta kuptojnë realitetin që mbi interesat e shtetit nuk janë interesat partiake a politike.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











