Kosova
Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë, shumë nga ta po ikin jashtë vendit
Në 10 vitet e ardhshme Kosova rrezikon të mbetet pa shumicën e shërbimeve mjekësore
Kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sejdiu, tregoi disa nga arsyet të cilat po i shtyjnë mjekët të largohen nga vendi.
Sipas Sejdiut arsyeja kryesore janë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe pagat.
“Për çdo vit në tri vitet e fundit kemi pasur, 105, 106, dhe si vjet kemi 130. Nëse bëjmë kalkulime për të gjithë ata që janë duke mësuar gjermanishtën, dhe nëse këta faktor bllokues zbutën, atëherë ky trend do të rritet edhe më shumë dhe atëherë është vonë për të ndërmarrë diçka. Arsyjet kryesore pse ndodh kjo është për shkak të kushteve të punës, e dyta është kualiteti i specializimeve, dhe e treta janë pagat, ku për to hynë edhe specialistët e ri edhe ata me përvojë si dhe çështja e papunëve. Për të gjitha këto ne ju kemi shkruar të gjithë ministrave ju kemi dhënë ide apo opsione dhe asnjëherë nuk kemi parë një hap që është ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë deri më tani”, tha ai.
‘Në kemi 130 mjekë që janë larguar mjekë të ri, përfshirë 11 prej tyre specialistë të ri, mosha e tyre është rreht 30-31 vjeçar, mosha premtuese, nëse i shtohet këtyre edhe 85 që kanë dalur në pension, janë rreth 200. Gjatë këtyre vite jemi minus 700 mjekë në sistemin publik”, themsoi Sejdiu.
Në këtë situatë çfare aktualisht ndodhet vendi, çdo kalkulim i mundshëm jep rezultate negative për sistemin shëndetësor.
Në 10 vitet e ardhshme Kosova rrezikon të mbetet pa shumicën e shërbimeve mjekësore.
“Ne mund të bëjmë disa kalkulime dhe të flasim për ato më optimistike, nëse llogarisim që për 10 vitet e ardhme me këtë trend, do të humbim 1400 mjekë të ri. Për 10 vitet e ardhshme janë mbi 1500 mjekë dalin në pension kemi 2900 mjekë, dhe 20 mjekë minimum që largohen në spitalet privat i kemi 3000 mjekë minus, a ne i kemi 4600 mjekë krejt. Ky është skenari më optimist që presim të ndodh gjatë këtyre viteve dhe nëse nuk ndërmerret diçka atëherë ne do të kemi kolaps të sistemit, si në Rumani para tri viteve ku çdo muaj është mbyllur një spital rajonal” deklaroi Sejdiu raporton gazeta Blic, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













