Lajme
Kosova ofron siguri për komunitetin LGBT
Vlora Çitaku, ministre për Integrim tha se Kosova është një ndër vendet e para në rajon e cila në vitin 2004 e ka hartuar dhe miratuar ligjin kundër diskriminimit
Republika e Kosovës garanton mbështetje ligjore për qytetarët që i përkasin komunitetit të lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve. Kështu deklaroi ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku në konferencën për prezantimin e raportit “Liritë dhe Mbrojtja komunitetit LGBT”.
Ministrja kosovare tha se Kosova është një ndër vendet e para në rajon e cila nga viti 2004 e ka hartuar dhe miratuar ligjin kundër diskriminimit. Prandaj, sipas saj, promovimi i barazisë dhe ndalesa e diskriminim janë ngritur në nivelin më të lartë në legjislacionin e Republikës së Kosovës.
“Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, pronës, gjendjes ekonomike, orientimit seksual”, tha Çitaku
Gjithashtu e drejta ndërkombëtare, sipas saj, ka vendosur qëndrim shumë të qartë lidhur me promovimin dhe mbrojtjen e barazisë dhe të dënimit të çfarëdo forme të diskriminimit.
“Parimet e barazisë dhe jo diskriminimit paraqesin bazën dhe komponentën thelbësore të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha mes tjerash ministrja kosovare.
Ndryshe, në konferencën e sotme “Liritë dhe Mbrojtja komunitetit LGBT” u prezantuan të gjeturat nga raporti se si e trajton shoqëria kosovare komunitetin e Lesbikeve, Gejve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve (LGBT).
Po ashtu qëllim i kësaj konference ishte vetëdijesimi i dyanshëm i përfaqësuesve i këtyre komuniteteve në shoqëri dhe mbrojtja e tyre. Gjithashtu u potencua fakti se këto komunitete mbeten të margjinalizuara në shoqëri, prandaj kërkohet kujdes i shtuar për të jetuar të lirë.
Ministrja Çitaku para të pranishmëve bëri me dije se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë kurrfarë frikësimi, diskriminimi apo trajtimi të pabarabartë të asnjërit, dhe të gjitha praktikat diskriminuese do të dënohen nga institucionet tona shtetërore.
“E në vend të kësaj, ne do të çmojmë përfitimet që na sjell diversiteti të gjithë neve”, deklaroi në fund Çitaku.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











