Kosova
Kosova në Expo Osaka 2025, Kurti i shpreh mirënjohje Japonisë
Republika e Kosovës po përfaqësohet në Expo Osaka 2025, Kansai, Japoni, përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shprehur mirënjohje shtetit mikpritës të Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe ekipit tonë ndërinstitucional për bashkëpunimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.
“Në muajt në vijim, mijëra vizitorë nga mbarë bota do të kenë mundësinë të njihen me kulturën, trashëgiminë, identitetin dhe potencialin ekonomik e zhvillimor të Kosovës në pavijonin tonë në Expo Osaka 2025. Mirënjohje shtetit mikpritës të Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe ekipit tonë ndërinstitucional për bashkëpunimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë” ka shkruar Kurti në Facebook.
Pavijoni i Kosovës në Osaka është konceptuar si një hapësirë mikpritëse, ku vizitorët nga Japonia dhe nga mbarë bota do të kenë mundësi të njohin nga afër Kosovën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










