Zhvillim
Kosova në ekspozitën e hortikulturës në Turqi
Në Ekspozitën e Hortikulturës “EXPO 2016” që fillon nesër në Antali të Turqisë edhe Kosova do të ketë pavijonin e saj. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 6 muaj gjatë këtij viti dhe në të do të marrin pjesë mbi 40 shtete, të cilat do të promovojnë veten përmes formave të ndryshme.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës, si dhe të pavijonit të Kosovës.
Aty do të marrin pjesë edhe ministra e përfaqësues shtetesh që marrin pjesë në ekspozitë, shkruan telegrafi.com.
Hapja qendrore do të bëhet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Sipas organizatorëve, afër 8 milionë njerëz do ta vizitojnë ekspozitën gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojë e hapur.
Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që bujqësia e Kosovës apo nënsektorë të saj promovohen në panaire të mëdha botërore. Në janar të këtij viti Kosova prezantoi prodhimet e veta në panairin Green Week në Gjermani.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë