Kosova
Kosova mund të përballet me një padi të re në Arbitrazh
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar rrezikun për edhe një padi të re në Arbitrazh.
Fjala është për çështjen e vonesës së pagesës së punimeve në autostradën për Shkup, përcjell albinfo.ch.
Në raportimin e tij në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ai ka deklaruar se ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kishte kërkuar më 30 shtator zgjatjen e afatit deri në fund të këtij viti me një kosto prej 14 milionë eurosh, por Qeveria e kishte kthyer prapa një kërkesë të tillë, duke thënë se duhet të vendosë komiteti ndërministror, ndërsa nga ajo kohë nuk është marrë asnjë veprim.
Ai ka thënë se pas ardhjes në krye të kësaj ministrie, ka kërkuar nga mbikëqyrësi i punimeve “Hill International” sqarime për këtë kërkesë. “‘Bechtel Enka” ka shprehur gatishmërinë për të zgjidhur situatën”, tha më tej ministri i Infrastrukturës, duke shtuar se për shkak të këtyre vonesave, ministria e ka të vështirë të mbrojë mospagesën e kësaj çështjeje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











