Kosova

Kosova merr edhe 2 milionë euro nga Gjermania për qeverisje të mirë

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë kanë nënshkruar marrëveshjen implementuese për Fazën IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare. 

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. 

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Gjermania po vazhdon të ndihmojë shtetin e Kosovës me taksat e saj. 

Hamza tha se sot nënshkruan një marrëveshje për fazën e katërt të qeverisjes së mirë, vlera e së cilës është 2 milionë euro. 

Kjo marrëveshje e bërë 10 vjet më parë ka dhënë rezultate të mëdha sa i takon rritjes së llogaridhënies dhe transparencës. 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, tha se fazat e mëhershme të kësaj marrëveshjeje e kanë rritur llogaridhënien e ekzekutivit. 

Ai tha se përmes kësaj faze do të vijnë instrumente të tjera që edhe tutje do të kontribuojnë në rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit dhe transparencës së Parlamentit. 

Ambasadori gjerman tha se duhet të punohet më shumë në ATK që të rritet besimi i tatimpaguesve.