Zhvillim
Kosova me “zyrë këshilluese” për investitorët e BE-së
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka premtuar themelimin e një zyre këshilluese për investitorët evropianë që duan të investojnë në Kosovë
Investimet e shtetasve të Bashkimit Evropian, kanë qenë të mangëta gjatë vitit të kaluar në Kosovë, prandaj për t’i stimuluar investitorët evropian, përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar ka premtuar themelimin e një zyre këshilluese për investitorët e BE-së.
Këtë premtim slloveni Zhbogar e bëri gjatë një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës dhe investitorë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ai tha se investitorët e huaj mund të jenë edhe promovuesit më të mëdhenj për tërheqjen e investimeve tjera në Kosovë. Në këtë kuadër Zhbogar tha se brenda këtij viti, do të themelohet një Këshill të investimeve të BE-së në Kosovë.
“Dua t’ju informojë se jemi në proces të themelimit të një strukture zyrtare një këshilldhënie për investitorët e huaj të BE-së në Kosovë që do të avokojë investitorët e BE-së këtu. Ky këshill do të duhej të ketë kontakte të drejtpërdrejta me ministritë në mënyrë që të ndihmojë investimin e mëtejmë në Kosovë”, tha ai.
Ndërkaq kryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha se investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar një rritje prej 15 për qind të investimeve totale. Mirëpo nga 205 milionë euro sa ishte shuma e investimeve të huaja, vetëm 95 milionë euro ka qenë investimi i vendeve anëtare të BE-së.
Kryeministri kosovar tha se roli i investimit të huaj në ekonominë e Kosovës është shumë i rëndësishëm. Ai premtoi krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për biznese të huaja.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











