Kosova
Kosova me më shumti punësime në rajon
Vendi kryesues në rajon sa i përket punësimit është Kosova, që ka një rritje prej 9,2 për qind, ndjekur nga Serbia (4,3 për qind), Mali i Zi (3,5 për qind), Shqipëria (3,4 për qind), Maqedonia (2,7 për qind) dhe Bosnje Hercegovina (1,9 për qind)
Rritja e punësimit prej 3,9 për qind gjatë vitit të fundit ka sjellë hapjen e 231,000 vendeve të reja të punës në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo sipas raportit “Prirjet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2018” të bërë publik nga Banka Botërore dhe Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare Vjenë (WIIW), raporton “RTV 21”.
Shkalla e papunësisë ka pësuar gjithashtu rënie nga 18,6 për qind në 16,2 për qind, duke arritur nivele të ulëta historike në disa vende.
Vendi kryesues në rajon sa i përket punësimit është Kosova, që ka një rritje prej 9,2 për qind, ndjekur nga Serbia (4,3 për qind), Mali i Zi (3,5 për qind), Shqipëria (3,4 për qind), Maqedonia (2,7 për qind) dhe Bosnje Hercegovina (1,9 për qind), përcjell albinfo.ch.
Me gjithë progresin e bërë, shkalla e ulët e veprimtarisë, sidomos ndër gra dhe të rinj, kombinuar me shkallën e lartë të papunësisë afatgjatë dhe mbizotërimin e punësimit informal, vijojnë të paraqesin sfida për rritjen e qëndrueshme ekonomike në rajon.
Papunësia e të rinjve në nivelin e 37,6 për qind është një sfidë themelore për rajonin.
Megjithatë, kjo shifër ka pësuar zbritje nga viti i i fundit dhe thuajse çdo vend në rajon po përjeton nivelet më të ulëta të papunësisë së të rinjve që prej vitit 2010.
Niveli në vende të ndryshme ndryshon nga 29 në Malin e Zi dhe Serbi, në më shumë se 50 për qind në Kosovë.
Sipas raportit, mund të jetë e vështirë për të rinjtë që shkëputen për periudha të gjata nga punësimi apo arsimi, të integrohen përsëri në tregun e punës.
Ata përballen edhe me hendek në paga, duke marrë deri në 20 për qind më pak se ata që janë punësuar më herët.
Raporti gjithashtu thekson se shkalla e punësimit të grave është në rritje, por këto nivele janë akoma të ulëta krahasuar me standardet evropiane.
Shkalla e punësimit të grave në rajon është 43,2 për qind dhe ndryshon nga një përqindje e ulët prej 13,1 për qind në Kosovë në përqindjen e lartë prej 52,3 për qind në Serbi.
Hendeku gjinor ka shënuar gjithashtu përmirësim që prej vitit 2010, duke çuan në ngushtim nga 28,9 për qind në Kosovë në 9,8 pikë përqindjeje në Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










