Lajme
Kosova më e izoluara në Evropë
Vetëm 16 për qind e kosovarëve do ta shfrytëzojnë liberalizimin e vizave për të kërkuar punësim, ndërsa të tjerët për vizita dhe shkollim
Kosova vazhdon të jetë e vetmja në Ballkanin Perëndimor që ende ka regjim të vizave në zonën Shengen. Ky regjim jo vetëm që përbën pengesë për lirinë e lëvizjes së njerëzve duke i bërë ata më të izoluarit në botë, por edhe pengon perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit
Kështu u tha në një raport të quajtur “Dokumenti i Veprimit mbi Shkallën së Refuzueshmërisë së Vizave” që UNDP i dorëzoi të enjten Ministrisë së Integrimit Evropian.
Në këtë raport përshkruhen në detaje kërkesat e kosovarëve dhe procedurat për marrje të vizave, sikurse krahasohen edhe të dhënat që vijnë nga Brukseli, por dhe ato nga ambasadat në Prishtinë lidhur me refuzueshmërinë e vizave.
Në dokument nxjerrën shumë pasaktësi për refuzimin e vizave që e prezantoi raporti i Komisionit Evropian me statistikat e Gjermanisë, Italisë dhe Finlandës.
Sipas statistikave të Eurostatit, Finlanda ka refuzuar 92 për qind të kërkesave për azil, ndërsa edhe Gjermania e Italia kanë refuzuar më shumës e gjysmën e atyre që kanë kërkuar viza shengen.
Mirëpo sipas UNDP-së, Ambasada Finlandeze ka refuzuar vetëm 15.3 për qind, Ambasada Italiane ka refuzuar 23 për qind të kërkesave, ndërsa Ambasada Gjermane ka refuzuar vetëm 18 për qind të kërkesave.
“Sipas të dhënave të Eurostatit duket se Gjermania ka refuzuar 79.24% të aplikacioneve për viza, por as këto shifra nuk pasqyrojnë situatën reale. Sipas të dhënave të siguruara nga Ambasada Gjermane, shkalla e refuzimit për aplikacionet për viza C ishte vetëm 18%”, thuhet në raport.
Ndryshe, “Dokumenti i Veprimit mbi Shkallën së Refuzueshmërisë së Vizave” është pjesë e projektit Pulsi Publik, i cili ka realizuar një hulumtim për gjendjen aktuale të procesit të liberalizimit të vizave.
Dokumenti është pagatitur pasi që anketa e Pulsit Publik ka gjetur se qytetarët e Kosovës konsiderojnë se liberalizimi i vizave është çështje shumë e rëndësishme sepse rreth 90 për qind e respondentëve kanë theksuar se liberalizimi i vizave është çështje e rëndësishme për ta.
“Përkundër situatës tejet të vështirë ekonomike në Kosovë, është inkurajues fakti që shumica e kosovarëve janë përgjigjur se do ta përdorin regjimin e udhëtimit pa viza për qëllime turistike (35%), vizita familjare (26%), ndërsa ata që do ta përdornin këtë mundësi për të kërkuar punësim apo banim të përhershëm në BE janë (16%)”, thuhet në raport.
Gjetjet kanë treguar se një numër i madh i qytetarëve në Gjakovë (28%), Gjilan (25%), Prishtinë (20%) dhe Prizren (20%) do ta përdorin liberalizimin e vizave për të kërkuar punësim apo banim të përhershëm në BE.
Në rajone të tjera janë gjetur përqindje më të ulëta të qytetarëve që kanë deklaruar se do ta përdorin liberalizimin e vizave për të njëjtat qëllime.
Për më tepër, analiza tregoi se shumica e personave që do ta përdornin liberalizimin e vizave për të kërkuar punësim dhe banim të përhershëm në BE janë të papunë (që kërkojnë punë) (31%), persona pa shkollim të mesëm të përfunduar (23%), meshkuj (20%), dhe persona që nuk kanë fituar fare (19%) dhe persona që jetojnë në zona urbane (19%).
Ndryshe, Instituti GAP ka kryer një analizë të pagesave për aplikacione për viza që duhet t’i paguajnë kosovarët në ambasadat-konsullatat e vendeve të Shengenit. GAP ka nxjerrë përfundimin se në periudhën ndërmjet vitit 2010 dhe 2012, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro në aplikacione për viza.
Nëntë milionë janë shpenzuar në pagesat direkte të tarifave për aplikacione për viza dhe së paku 5.8 milionë janë paguar në shpenzime për sigurimin e dokumenteve të ndryshme të nevojshme për t’i kompletuar aplikacionet për viza.
“Duke pasur parasysh gjendjen ekonomike në Kosovë, kjo shumë është mjaft e konsiderueshme”, thuhet në raportin e detajuar të UNDP-së.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













