Zhvillim
“KOSOVA ideas” përmbyll me sukses gjashtë projektet e para
Është themeluar më pak se dy muaj më parë ndërsa që tash është në gjendje të prezantojë sukseset e saj mjaft mbresëlënëse: Fjala është për plaformën e re crowdfunding www.kosvaideas.com
“Më 12 maj platforma e re crowdfunding www.kosovaideas.com ka përmbyllur me sukses të gjashtë fushatat e filluara gjatë marsit 2017, të zhvilluara brenda 45 ditëve. Mbi 230 mbështetës financiarë, shumë individë dhe disa fondacione, me shumën prej 5 deri në 3500 euro mbështetën gjashtë projektet e para me mbi 40.000 euro. Tri fushatat e reja u publikuan këto ditë duke kërkuar së bashku 9500 euro brenda gjashtë javëve të ardhshme”, thuhet në një komunikatë për media, të dërguar nga koordinatorja, Diana Nokaj. albinfo.ch është në partneritet me platformën “KOSOVAideas”.
“Platforma shumëgjuhëshe është në dispozicion në gjuhën angleze, shqipe, gjermane dhe frënge dhe së shpejti do të jetë edhe në gjuhën serbe. Autorët e projekteve nga të gjitha rajonet dhe komunitetet e Kosovës janë të mirëpritur të paraqesin projektet e tyre në tri gjuhët zyrtare të Kosovës së bashku me gjermanishten dhe frëngjishten. Kjo bën të mundur që një miliard mbështetës të kenë mundësi të eksplorojnë platformën, të zbulojnë projekte në gjuhën e tyre të parë ose të dytë, në të gjithë globin”, thuhet më tutje në komunikatën e platformës së përmendur.
Kosovaideas.com është një platformë jo-fitimprurëse dhe donacionesh, e bazuar vetëm në crowdfunding. Pronarët e projektit marrin atë që mbledhin, më pak se 10% shkon për kostot e transaksioneve dhe tarifat, me kusht që një fushatë të arrijë 35% të qëllimit të financimit brenda 15 ditëve të para të fushatës. Deri më tani të gjitha fushatat tejkaluan me lehtësi këtë pengesë.
Në fazën fillestare, kontributet erdhën kryesisht nga Kosova me shuma tipike ndërmjet 10 dhe 50 euro, pastaj nga Zvicra, Belgjika, Holanda, Britania e Madhe, Gjermania dhe SHBA me shuma tipike prej 50 deri 200 euro, ndërkohë që disa fondacione dhe persona me gjendje të mirë financiare kontribuuan me shuma ndërmjet 1000 dhe 3500 euro. Shumat individuale nuk janë të publikuara në platformë, transmeton albinfo.ch. Mbështetësit zakonisht renditen me emrat e tyre dhe mund të lënë një mesazh si dhe të kontribuojnë në mënyrë anonime.
Përveç disa përjashtimeve pozitive, më pak se 30% e parave të arritura deri më tani mund t’i atribuohet diasporës. Shumica e mbështetësve kanë ose një lidhje specifike me temën dhe përmbajtjen e projektit ose janë të intriguar nga qasja dhe prezantimi i projektit si dhe platformës në veçanti.
Misioni i kosovaideas.com është të mbështetë projekte që e bëjnë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar. ‘KOSOVA ideas’ i ndihmon artistët, aktivistët social dhe ambientalistët për t’i realizuar projektet e tyre në Kosovë. KOSOVA ideas është platforma e parë e ‘crowdfunding’ e cila është 100% e përkushtuar në projekte të të gjitha fushave të artit dhe kulturës, angazhimit qytetar dhe qëndrueshmërisë, të realizuara në Kosovë dhe për Kosovën.
Të gjitha projektet i atribuohen njërës prej tri kategorive kryesore: Arti dhe Kultura, Angazhimi Qytetar dhe Qëndrueshmëria, përcjell më tutje albinfo.ch komunikatën e “Kosova ideas”.
Kosovaideas.com synon dhe promovon projekte jo fitimprurëse, duke filluar nga muzika te teatri, filmi, artet vizuale, transferimi i dijes, sporti, shtetësia dhe lagjja, barazia gjinore, integrimi dhe bashkëpunimi ndërkomunal, paqja dhe toleranca, solidariteti dhe miqësia, shëndeti dhe mirëqenia, konsumi/ prodhimi i përgjegjshëm, energjia e pastër dhe e shpërndarë, natyra dhe mjedisi, ndërtesat e trashëgimisë kulturore, traditat e trashëgimisë kulturore.
Këto janë 6 projektet e përmbyllura plotësisht të platformës: Kampi veror për të rinj, Qendra Kulturore “Termokis”, “Tournant: The Movie”, Parku Kulturor “Ali Podrimja”, punëtoria për riparimin e klarineteve dhe flautave si deh projekti i arteve pamore me nxënësit e një shkolle fshati.
Kosovaideas.com është e hapur të bashkëpunojë me të tjerët si partnerë kuratorë, mbështetësit institucional si dhe partnerët e rrjetit dhe mediat për ta përhapur idenë, për të bashkuar nismëtarët në Kosovë së bashku me përkrahësit e tyre në të gjithë botën dhe kryesisht që ta bëjnë Kosovën një vend më sa të mirë për të jetuar, thuhet në fund të komunikatës.
Për më tepër, mund të shikoni webfaqen www.kosovaideas.com
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri

































