Sport
Spanjë: Kosova fiton tri medalje në Europianin e bodybuildingut dhe fitnesit
Në vendin që ende nuk e njeh Republikën e Kosovës, tre garues kosovarë janë shpërblyer me medalje, shkruan albinfo.ch.
Kosova ka marrë pjesë në Kampionatin Europian të bodybuildingut dhe fitnesit në Santa Susanna të Spanjës, dhe ka fituar tri medalje.
Nga Komiteti Olimpik i Kosovës kanë njoftuar se garuesit nga Kosova kanë fituar një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta. Kushtrim Bajraktaraj mori medalje të argjendtë, kurse Besard Maxharraj e Granit Kuleta fituan medalje të bronzta.
“Paraqitje të mirë pati edhe Egzon Hyseni, që doli i katërti në kategorinë deri në 100 kilogramë. Xhevat Asllani zuri vendin e gjashtë në kategorinë -95 kilogramë, ndërsa Leon Berisha dhe Alban Gojani nuk u përfshinë në top 6-she”, thuhet në njoftimin e KOK-ut, përcjell albinfo.ch.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, Sabri Dragusha, ka thënë përmes KOK-ut se Kosova pati respekt të madh, duke u përfaqësuar me simbole shtetërore, njësoj si vendet e tjera, pavarësisht se Spanja nuk e njeh Kosovën.
KOK ka përgëzuar për këtë sukses garuesit dhe gjithë komunitetin e bodybuildingut dhe fitnesit të Kosovës.

Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













