Kosova
Kosova eksporton pa taksë produkte në Zvicër, Norvegji e Islandë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nëshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me vendet e EFTA-së, marrëveshje e cila lejon që produktet të cilat prodhohen në Kosovë të eksportohen në Zvicër, Norvegji e Island pa asnjë task, shkruan Albinfo.ch
Marrëveshja u arrit pas takimit me, Ministrin për Ekonomi, Edukim dhe kërkim të Federatës së Zvicrës z. Johann N. Schneider-Amman, me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Norvegjisë z. Torbjørn Røe Isaksen, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Islandës z. Gudlaugur thor Thordarson, dhe Ministren e Ministrisë së Punëve te Jashtme, Drejtësisë dhe Kulturës së Litenshtajnit znj. Aurelia Frick.
„Ky është një moment i jashtëzakonshëm për ne si shtet, për ekonominë tonë, pasi është një hap para, në rrugën e duhur deri ta arrijmë nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me këto vende. Një marrëveshje e tillë nënkupton që të gjitha produktet që prodhohen në Kosovë të eksportohen në Zvicër dhe në vendet tjera të lartpërmendura pa asnjë taks. Në vazhdën e punës tonë për ta promovuar prodhimin vendor dhe eksportin ne tashmë po hapim rrugë dhe po gjejmë partner dhe tregje të reja për produktet tona“, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












