Kosova
Kosova e Gjermania vazhdojnë të shkëmbejnë nxënës e mësimdhënës
Ai falënderoi të gjitha familjet vullnetare që kanë strehuar nxënësit në Gjermani dhe në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit në fushën e arsimit dhe këmbimit të nxënësve dhe studentëve, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe organizatës gjermane “Education Unlimited a.V.”.
Haradinaj u shpreh i gatshëm të ndihmojë edhe më tutje arsimin në vend. “Jam i lumtur që po nënshkruajmë këtë memorandum mirëkuptimi, një tjetër hap i përkushtimit tonë për t’i dhënë përkrahje arsimit në vend. Në baza vullnetare është nis ky projekt, që nga viti 2014 e deri më sot kanë përfituar mbi 120 nxënës nga gjitha vendet e Kosovës”, tha ai, raporton “EkonomiaOnline”.
“Falë këtij projekti, Kosova, fëmijët tanë, nxënësit, mësimdhënësit kanë përfituar mundësi më shumë për të këmbyer njohuri dhe përvoja. Falë këtij programi kemi pranuar mësimdhënës gjerman dhe kanë ardhur në Kosovë për herë të parë dhe kosovarët kanë shkuar në vendet evropiane”, tha Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Ai falënderoi të gjitha familjet vullnetare që kanë strehuar nxënësit në Gjermani dhe në Kosovë.
“Qeveria duke nënshkruar memorandumin është zotuar se do ta mbështesë deri në fund këtë program”.
Haradinaj tha se ky memorandum është për një etapë pesë vjeçare, por për të me dëshirë do të ishte që të vazhdonte gjithmonë ky lloj bashkëpunimi.
Kryetarja e “Education Unlimited a.V.”, Kerstin Zielosko Labonte tha se ky bashkëpunim është i frytshëm për të gjitha vendet pasi këmbehen njohuritë dhe studentët vizitojnë vendet e ndryshme.
Ajo shpreson se ky lloj i bashkëpunimit të vazhdoj më tutje pasi që kjo ndihmon që studentët të marrin diçka nga vendet evropiane dhe ato njohuri t’i sjellin në vendlindjet e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














