Kosova
Kosova duhet ta dëshmojë vetveten
Zvicra dëshiron t’i paguajë përsëri pensionet në Kosovë. Një marrëveshje e re e sigurimeve shoqërore është nënshkruar në Prishtinë
Për vite me radhë, burri i Mina Hasanit punonte në vendet e ndërtimit në Zvicër. Menjëherë pas pensionimit të tij, ai vdiq në Kosovë. Por pa një marrëveshje të sigurimit shoqëror Mina Hasanit, nuk do t`i paguhet pensioni në Kosovë: Ajo jeton pothuajse pa para në shtëpinë që e ndërtoi burri i saj për një pension të përbashkët. “Këto gjëra me pensionin kishin ndikim në jetën tonë: fëmijët e mi humbën shansin e tyre për të pasur një arsimim të mirë, sepse nuk kemi pasur më shumë para për shkollë”, thotë Mina Hasani.
Në vitin 1970, kosovarët i zëvendësuan italianët si punëtorë të huaj në Zvicër: Për ish-Jugosllavisë socialiste, migrimi i punës i njerëzve të varfër nga jugu i vendit në Evropën Perëndimore, ishte një mundësi për të ruajtur standardin social. Për kompanitë në Zvicër, kosovarët ishin punëtorë të mirëpritur. Krizat dhe luftërat e viteve 1990, ndikuan që të rinjtë të emigronin që t`i iknin obligimit të shërbimit ushtarak.
Sot, kosovarët janë një nga grupet më të mëdha të migrantëve në Zvicër. Shumë prej tyre janë bërë zviceranë. Por, debati mbi të ashtuquajturit invalidë të rremë kishte shkaktuar skepticizëm: Në raste individuale, ka pasur keqpërdorime të sistemit social zviceran, shkruan Televizioni shtetëror zviceran “SRF”, përcjell Albinfo.ch. Për këtë qëllim, autoritetet zvicerane nuk iu kanë besuar institucioneve të shtetit të ri të Kosovës dhe në vitin 2010 kanë përfunduar marrëveshjen e sigurimeve shoqërore nga periudha jugosllave.
Si rezultat i kësaj, Zvicra nuk ka paguar më pension për personat në Kosovë. Ata që kanë dashur të marrin pension mujor, është dashur të qëndrojnë në Zvicër. Kjo ka prekur potencialisht 50,000 pensionistë të cilët nuk kanë mundur të kthehen nëpër shtëpitë e tyre pas daljes në pension. Ka edhe raste të kategorisë së rëndë, siç është ai i Mina Hasanit dhe fëmijëve të saj, të cilët nuk e marrin pensionin e tyre për të veja dhe bonjakë.
Prapa skenave për të drejtat e pensionistëve kosovarë është angazhuar edhe këshilltarja nacionale Barbara Gysi (PS/SG) e cila pohon: “Marrëveshja e re ka eliminuar një padrejtësi të madhe”.
Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet dhe ministri i Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Reçica, kanë nënshkruar marrëveshjen e re të sigurimeve shoqërore.
Shteti i Kosovës po vihet në provë: marrëveshja përmban një klauzolë abuzimi, transmeton albinfo.ch. Fokusi veçanërisht është orientuar nga gjendja civile nëpër komuna: Për shembull, vdekjet të regjistrohen në kohë të duhur. Ministri i Çështjeve Sociale është i vetëdijshëm për përgjegjësitë: “Marrëveshja parashikon një rishikim të kontributeve dhe përvojës së punës. Kjo përjashton çdo mundësi për abuzim”.
E veja Mina Hasani tani ka shpresë të re. Burri i saj kishte paguar më shumë se tridhjetë vite përmes rrogës së tij në sigurimet (kontributet) sociale zvicerane: “Unë i dua vetëm të hollat që na i kanë borxh. Burri im dha jetën sepse punoi aq rëndë në Zvicër”. Tani, marrëveshja e re e sigurimeve shoqërore duhet të nënshkruhet edhe nga parlamentet e të dy vendeve.
https://www.srf.ch/news/schweiz/abkommen-unterzeichnet-der-staat-kosovo-muss-sich-bewaehren
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














